TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fredi Beleri është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë dhe dënimin, i shoqëruar nga kandidati Petro Gjikuria, i cili do të garojë për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë.
Ky i fundit ka bërë dhe një deklaratë për mediat, duke theksuar se ndihet i sigurt për fitoren e tij. “Unë jam Petro Gjikuria dhe ju përgjigja thirrjes së kryeministrit për tu kthyer emigrantët dhe erdha nga Amerika. Himara ka një eurodeputet Fredin Belerin dhe unë kam filluar fushatën dhe pak ditën na kanë ngelur. Unë jam i sigurt për fitoren time sepse jam një bir himariot”, tha ndër të tjera Gjikuria.
Ndërkohë, Beleri erdhi mëngjesin e së shtunës në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.
Ai kërkoi një ditë më parë në gjykatë lirinë me kusht. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Fredi Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.