TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit. Zjarri në malin e Sopotit i ardhur nga Delvina aktualisht ndodhet në territorin ndarës të tre Bashkive Gjirokastër, Dropull dhe Delvine.
Flakët e zjarrit po avancojnë me intensitet nën ndikimin e temperaturave dhe erës së fortë çka po merr përmasa alarmante. Efektivat zjarrfikës të Gjirokastrës, janë dislokuar në pjesën e territorit të Bashkisë Gjirokastër për mos të lejuar depërtimin e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen vetëm efektivat zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Dropullit. Terreni është malor dhe tepër i vështirë për të ndërhyrë.