TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të vetmet vatra zjarri në Qarkun Dibër janë ato në parkun kombëtar “Lurë Mali Dejës”. Prej të paktën tre ditësh, forcat e shërbimit zjarrfikës të Dibrës, ato të shërbimit pyjor, të drejtorisë së shërbimeve, forcate armatosura dhe banorët e zonës po përballen me flakët.
Pasditen e së premtes në ndihmë të forcave tokësore shkoi edhe helikopteri i Ministrisë së Mbrotjtjes i cili ka asistuar në hedhjen e ujit nga ajri, por nuk ka mundur të ndalojë përhapjen e flakëve.
Burime nga terreni thanë se dy vatrat në “Lan Lurë” dhe “Tregj Lurë” po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë në zonë. Sipërfaqja e përshkuar dhe djegur nga zjarri është disa hektar ndërsa ndodhet në zonë me pishë të rrallë.
Autoritetet vendore kërkojnë rikthimin e ndërhyrjes nga ajri pasi e kanë të pamundur të vendosin nën kontroll flakët të cilat po përhapen me shpejtësi të madhe dhe rrezikojnë masive pyjesh të virgjëra në këtë zonë.
Ndërkohë, dëme të mëdha u shkaktuan nga zjarret e rëna edhe në malin e Balgjajt në Klos dhe në parkun rajonal të Ulzës pak ditë më parë.