AKTUALITET, 29 Maj 2025, 23:34

"Qeveri e re në shtator?"/ Rakipi-Klosit: Po ti a ke shpresa? Sekretari i PS: Ekskluzivitet i kryeministrit...

"Qeveri e re në shtator?"/ Rakipi-Klosit: Po ti a ke shpresa?

Në shtator pritet të ketë një rikonceptim të kabinetit qeveritar. Lidhur me këtë, gazetarët pyetën Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosin. 

Biseda: 

Ylli Rakipi: Tani, ti je njeriu 2 në parti. Ka zëra që Rama do të rikonceptojë qeverinë në shtator.

Blendi Klosi: E tha Rama atë, nuk ka zëra.

Ylli Rakipi: Apo ai e bën, dhe ju e dëgjoni në mbledhje dhe ne në televizor?

Blendi Klosi: Ka një retreat për të analizuar arritjet e çdo sektori. Është ekskluzivitet i Kryeministrit bërja e kabinetit qeveritar.

Andi Tela: Do të ketë qeveri tjetër brenda kësaj legjislature?

Blendi Klosi: Ka proces reflektimi.

Ylli Rakipi: Ti ke shpresë që do jesh? Këtu tani kush punon… pastaj vijnë të tjerët aty…

Blendi Klosi: PS më ka dhënë shumë më teper nder dhe respekt, shumë më tepër se sa unë kam patur mundësi ti ofroj asaj.