AKTUALITET, 29 Maj 2025, 21:28

Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te

Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaratën e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se për të lexuar qëndrimin e SHBA-ve për zgjedhjet në Shqipëri, janë dy deklaratat të cilave duhet t’u referohemi. Nazarko tha se brenda administratës së re amerikane mund të ketë disa rryma, por këto janë dy më të rëndësishmet. 

“Duhet të shkojmë te dy qëndrime të tjera. Më të fundit, nëse do të injorojmë atë të Xhared Kushnerit në këtë konferencën për investimet, por ai ndërmjetësoi firmosjen e mbi 1 mijë miliard dollarëve me vendet e Gjirit. Po marr deklaratën përgënjeshtruese të Richard Grenell për një lajm të portalit Politico të zotit Lela, për një takim të munguar të Ramës me administratën e Trump. Dhe fjalia që përdori në fundit ishte se: E kuptoj se je ditë nga zgjedhjet e rëndësishme, e kuptoj që emocionet janë të larta. Kam ndjekur zgjedhjet tuaja nga distanca sepse Shqipëria është aleate e rëndësishme dhe e besuar e NATO-s për Amerikën dhe një nga vendet më të preferuara për të vizituar dhe pushuar.

Nëse i bashkojmë të dyja, kuptohet qëndrimi amerikan. Është që po, ne jemi për Shqipërinë, por ajo vazhdon të ngelet për SHBA aleat dhe partner i rëndësishëm. Ka edhe një tjetër deklaratë të zv.sekretarit amerikan të Shtetit, Landau që sot e shpërndau ambasada amerikane.

Grenell sot në mungesë të një politike zyrtare të shprehur për Ballkanin, është niveli më i lartë që shërben si referim për ne. Në Kosovë mendojnë se ai drejton vetëm qendrën kulturore “Kenedi”. Kjo është banale. Postimin që bëri Grenell e shpërndau djali i Trump. Ta nënvlerësosh nuk është mirë.

Brenda adminitsratës kaq të fuqishme si ajo e Trump mund të ketë disa rryma, por ama kjo është një rrymë e rëndësishme. Kjo është pak, por është e vërtetë”- tha Nazarko.