AKTUALITET, 29 Maj 2025, 18:58

Aksidenti i rëndë/ Përplasen katër makina në Fier, lëndohen dy persona! Detajet e para

Aksidenti i rëndë/ Përplasen katër makina në Fier,

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier.

Burime për News 24 bëjnë me dije se katër automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy shtetas janë lënduar.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të shumëfishtë