TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Vlorë. Nga një automjet tip “Volkswagen”, është qëlluar drejt një mjeti tip ‘Audi’ në të cilin ndodheshin dy efektivë policie.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.
Sipas raportimeve, efektivët e policisë kanë qenë jashtë turnit të shërbimit dhe po udhëtonin me automjet privat.
Mësohet se ndaj dy policëve është qëlluar në lëvizje e sipër ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.