TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Kuvend po mbahet seanca plenare në të cilën kryeministri Edi Rama do të paraqesë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Seanca nisi në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë mbi 25 orë, pasi çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për fjalën e tij, siç u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve.
Kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët i dhanë besim të jashtëzakonshëm, ndërsa prioritet i qeverisë do jetë Shqipëria 2030 në BE.
Në Kuvend foli edhe Diella, e cila tha se nuk është antikushtetuese. Opozita pengoi senacën dhe u dha 5 minuta pushim.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, vuri theksin te rëndësia që do të ketë Diella, anëtarja më e re e kabinetit dhe projekti i saj “AI 4” për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të pozicionuar vendin si një qendër ambicioze të zhvillimit teknologjik.
Rama shprehu keqardhje për kundërshtimet ndaj emërimit të Diellës në kabinet dhe theksoi se pozicioni i saj është zyrtar.
Rama: Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi të anëtarësimit. Ajo do të mbështetet nga AI 4 që do të ketë lirinë e plotë të operojë
Akseleratori AI 4 do të bashkojë talentet më të mira brenda vendit, shqiptare ne diasporë, por edhe të huaj.
Do të ndërtojë kompani që mund të kenë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë.
Diella me akseleratorin e saj AI 4 do të pasqyrojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie.
Do ta kthejë institucionet në platformat zhvillimore të AI. Jam i keq ardhur për kundërshtimet për Diellen si anëtare e kabinetit dhe me keqkuptimet për rolin.
Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e presidentit, atëherë para se të vazhdoj më tej kërkoj nga shërbimi i Kuvendit ti jap fjalën Diellës.