AKTUALITET, 17 Shtator 2025, 22:51

“Çojeni martesën e homoseksualëve në referendum”, Leonard Olli përplaset me aktivisten e LGBTQ. Xheni Karaj: E pyete popullin kur more gruan? Unë e kam korçarkë timen

“Çojeni martesën e homoseksualëve në

Analisti Leonard Olli ka kërkuar nga ekspertët dhe grupet e interest që kanë marrë pjesë në hartimin e ligjit për barazinë gjinore që të pyesin popullin përmes referendumit sa i takon ndryshimeve ligjore që kërkojnë referuar identitetit gjinor apo dhe martesës së personave të së njëjtës gjini.

Por kjo ka shkaktuar reagim tek aktivistja e LGBT-së Xheni Karaj e cila e ka pyetur nëse ai u ka kërkuar të tjerëve leje kur është martuar.

“Më fal, kur ti je martuar me bashkëshorten tënde, a e ke çuar në referendum, a e pyete Hasanin apo Hasanen se çfarë mendimi kanë?, tha Karaj, teksa ka zbuluar se partneren e saj e ka nga Korça.

Olli ka vijuar me debatin duke u shprehur se martesa është pjesë integrale e shoqërisë, dhe ndryshimet që kërkohen duhet të bëhen me referendum ku qytetarët të shprehin vullnetin e tyre.

Leonard Olli: Shpresojnë te mbështetja e grave në parlament. Nuk janë koncepte bazë që duhen marrë parasysh.

Ne e dimë shumë mirë që ata që kanë hyrë në parlament marrin me sms urdhrin si do votojnë. Flasim gjithnjë populli shqiptar, populli shqiptar dhe ajo që është më e frikshmja, ne nuk guxojmë ti rferohemi referendumit, ne e imagjinojmë dhe nuk guxojmë ne të parët që hajt ta çojmë këtë popull në referendum pra ne nuk themi ta cojmë popullin të shprehë vullnetin me referendum. Martesa është pjesë integrale e shoqërisë, hajde ta ndryshojmë ligjin por duhet pyetur me referendum, sic ta bën Zvicra.

Xheni Karaj: Më fal, kur ti je martuar me bashkëshorten tënde, a e ke cuar në referendum, a e pyete Hasanin apo Hasanen se çfarë mendimi kanë?

Leonard Olli: Po unë nuk e mora me dhunë

Xheni Karaj: Po as unë nuk e mora me zor. E kam marrë me dashuri, madje e kam dhe korcarkë, është shumë e mirë, e pastër dhe punëtore. Po pse duhet të pyesë unë pjesën tjetër të shoqërisë a duhet të njohë martesën time?