AKTUALITET, 17 Shtator 2025, 21:24

Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është gjetur i rrëzuar në rrugë drejtuesi i një motori.

Rrethanat mbeten ende të paqarta pasi nuk dihet nëse drejtuesi është rrëzuar apo është goditur nga ndonjë mjet.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi është çuar me urgjencë në spital ndërsa dyshohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.