AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 10:40

Aksident në Bulqizë, makina përplaset me autobusin, lëndohet një nga drejtuesit

Aksident në Bulqizë, makina përplaset me autobusin, lëndohet

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në aksion rrugor Qafë Bualli – Bulqizë.

Një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin G.K., 61 vjeç  është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin Z.D., 36 vjeç.

Për pasojë drejtuesi i mjetit “Ford” ka pësuar lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.