TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:00.
Mbledhja është thirrur nga kryeministri Rama.
Mësohet se në fokus të diskutimeve me dyer të mbyllura pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Emrat e kryebashkiakëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 2023 do të vendosen nga kryesia e PS, ndryshe nga Partia Demokratike e cila po nis procesin e primareve.
Gjatë mbledhjes së sotme pritet që kryeministri Rama të bëjë ndarjen e kryebashkiakëve në tre kategori: kush do të rikandidohet, kush nuk ka asnjë shans dhe kush nga emrat është në pikëpyetje.