TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetar i bordit të fondacionit "Gylistan", Sabit Dema, në një intervistë për MCN TV ka komentuar lidhur me mbylljen e shkollës Mehmet Akif dhe kopështit duke e cilësuar vendimin e Ministrisë së Arsimit si të papritur dhe surprizë e keqe.
Ai tha se zhvendosja e tyre në një ndërtesë të re është kryer sikurse e parashikon ligji dhe me synimin për kushtet më të mira. Sipas tij, gjendja e shkollës dhe kushtet duket që janë të pranueshme, pasi godina e re ka qenë më parë e certifikuar si universitet.
"Marrja e këtij vendimi për mbylljen e "Mehmet Akif" ka qenë surprizë e keqe për mua personalisht për stafin, nxënësit dhe prindërit. Ka qenë e papritur. Aty studiojnë rreth 160 nxënës në të tri vitet. Ky kolegj ushtron aktivitetin për më shumë se 20 vite.
Protestat janë shumë të natyrshme sepse nxënësit shprehin shqetësimin dhe indinjatën e tyre sepse u cenohet e ardhmja e tyre për në universitet, kanë frikë se do humbasin një arsim dinjitoz. Nqs do bëj një përmbledhje të situatës, është e vërtetë që jemi zhvendosur në ndërtesë të re. dhe siç parashikon ligji ne kemi bërë çdo aplikim të duhur për kalimin në një godinë të re për standarde më të mira dhe jemi të bindur se i kemi kryer konform ligjit. Deri në fund shpresa jonë ka qenë se po marrim rrugë drejt kalimit për standarde më të mira. Gjendja e shkollës dhe kushtet duket që janë të pranueshme. Kemi kaluar në një ndërtesë që ka qenë e certifikuar më parë si universitet".
Më tej ai bëri të ditur se si fakt është që fondacioni Gylistan në ndërtesën e vjetër nuk ka qenë pronar i ndërtesës, por ka qenë e bashkisë.
"Të habitur për mbylljen. Nuk kem i qenë asnjëherë pronarë të ndërtesës, i kemi kthyer të drejtën bashkisë. Mbi të gjitha, ky nuk është një investim i Gylenit dhe nga ky vendim janë prekur mbi 30 mësues. Ne presim të na kthehet ajo që ne mendojmë se është e drejtë dhe ne të vazhdojmë të kontribuojmë për shoqërinë shqiptare të rrisim nivelin arsimor. Fryma e kolegjit ka qenë dhe kërkesa jonë e vetme është që të na jepet mundësia që të vazhdohet, që këtë mision ta vazhdojmë më tej. Ne këtë çështje po e diskutojmë me avokatët dhe do e ndjekim dhe në rrugë ligjore, sepse ne kërkojmë të mbrojmë të drejtën e mësuesve, nxënësve dhe prindërve"-tha Dema.