AKTUALITET, 27 Shtator 2022, 11:54

Një orë në SPAK! Genc Ruli pyetet për ish-kompleksin Partizani

Një orë në SPAK! Genc Ruli pyetet për ish-kompleksin

Hetuesit e SPAK po vijojnë të marrin në pyetje të tjerë ish zyrtarë që kanë pasur dijeni mbi privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.

Këtë të martë, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur për t’u marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

Për rreth një orë ka qëndruar ish ministri në ambientet e SPAK, ku në dalje nuk ka dhënë deklaratë për mediat.

Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe një ditë më parë në SPAK u pyet edhe ish gjenerali Vladimir Qirjazi.