AKTUALITET, 6 Shkurt 2022, 19:25

"Shqipëria po shuhet", Meta: Shpopullimi projekt i qëllimshëm antikombëtar!

"Shqipëria po shuhet", Meta: Shpopullimi projekt i

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një postim, ku bëhet fjalë për shpopullimin e Shqipërisë.

Meta shprehet se, Shqipëria po shuhet dhe se shpopullimi është një projekt i qëllimshëm antikombëtar.

Postimi i Ilir Metës:

Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar.

Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane! 

Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë! 

Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin e tij!