AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 11:37

Protesta te ambasada e SHBA, banorja: Do të futem në grevë, çadër para Kryeministrisë

Protesta te ambasada e SHBA, banorja: Do të futem në grevë,

Banorët e “5 majit”, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit janë zhvendosur nga parlamenti drejt selisë së ambasadës amerikane.

Njëra prej qytetareve u shpreh për “Fax News” se është vendosur të futet në grevë urie nëse nuk gjendet zgjidhje për banesat dhe sistemimin e tyre.

“Të ngremë çadra te kryeministria, ose dikur tjetër.

Do ta diskutojnë banorët, është rruga jonë e vetme. Mua personalisht jo nuk më ka ardhur njoftimi për prishje banese. Prindërit e mi  në 22 shkurt u ka ardhur njoftimi.

Thanë se njoftimi i dytë. Që në qershor është njoftimi thotë Bashkia, por kjo është gënjeshtër”, shprehet qytetarja.