AKTUALITET, 11 Mars 2023, 22:39

Protesta në Fushë-Milot, banorët: Rrugët të pakalueshme në fshat

Protesta në Fushë-Milot, banorët: Rrugët të pakalueshme

Banorët e Milotit kanë dalë në protestë pasi shprehen se në territorin e tyre nuk po bëhet asnjë investim.

"Ne kemi dalë për rrugën, për dritat e për të gjitha në protestë. Nuk pyet kërkush për ne. S’kemi kujt ti drejtohemi, vetëm zotit. Shteti e di gjendjen , edhe kryetarja e bashkisë ka ardhur e ka parë vetë", u shprehën qytetarët për Syri TV.

“Do të bllokojmë rrugën që lidh zonën e Fushë-Milotit me fshatrat e tjerë të Kurbinit, do të vijojmë me përshakllëzim të protestave deri në bllokim të autostradës Lezhë-Tiranë,“- tha dikush më tej.