AKTUALITET, 11 Mars 2023, 20:30

Meta uron Ledina Alollin: Kryebashkiakja e ardhshme e Korçës! PL mbështet fuqishëm ndryshimin

Meta uron Ledina Alollin: Kryebashkiakja e ardhshme e Korçës! PL

Kryetari i Partisë së Lirisë ka uruar kandidaten e Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës, Ledina Alollin, si kryebashkiakja e ardhshme pas zgjedhjeve të 14 majit, e cila u prezantua ditën e sotme nga kreu i demokratëve Sali Berisha.

‘Urimet më të përzemërta për Kryebashkiaken e ardhshme të Korçës, znj.Ledina Alolli! Partia e Lirisë mbështet fuqimisht Ndryshimin dhe ai po vjen sepse profesionalizmi, integriteti dhe qytetaria e znj. Alolli janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve’, shkruan Meta në Facebook.

Meta ka shprehur falenderimet edhe për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit të plotë në fitore.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta për Kryebashkiaken e ardhshme të Korçës, znj.Ledina Alolli!

Partia e Lirisë mbështet fuqimisht Ndryshimin dhe ai po vjen sepse profesionalizmi, integriteti dhe qytetaria e znj. Alolli janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.

Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit të plotë në fitore.

Në 14 Maj triumfon qytetaria korçare dhe zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë! ✌️????????

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2Fpfbid0DuyA4EX73Ypn4ki32uuPgN16zCNeR1cK6RWKnRGAUWeDSrBp8gKZ3JGwsw7JCPPFl&show_text=true&width=500" width="500" height="793" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>