AKTUALITET, 11 Mars 2023, 22:17

Gjendet pa shenja jete pranë banesës 35-vjeçari në Këlcyrë

Gjendet pa shenja jete pranë banesës 35-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kelcyrë mbrëmjen e sotme. Një shtetas 35-vjeç është gjetur pa jetë në afërsi të banesës së tij.

Policia dhe grupi hetimor  po punojnë të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.