AKTUALITET, 11 Mars 2023, 17:52

“Ka bisedime larg vëmendjes së medias”, deputetja Açka për Berishën dhe Alibeajn: Koha të reflektojmë

“Ka bisedime larg vëmendjes së medias”, deputetja

Deputetja e PD, Flutura Açk foli për situatën aktuale në të cilën ndodhet opozita, grupi i Alibeajt dhe ai i Berishës, duke shprehur keqardhje dhe duke thënë se ka ardhur koha që të ketë një bashkim mes tyre, në News 24.

Ajo u shpreh se PD do marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa tha se sa i përket vendimit të KQZ, çështja e firmave është dytësore.

“Në perceptimin tim, Celibashi që i jepte të drejtën Berishës, mu duk i nxituar. Mendoj se PD do hyjë dhe gjërat teknike të formave janë dytësore. PD do të jetë në zgjedhje. S’ka asnjë lloj pengese, janë vetëm kleçka që KQZ duhet t’i tejkalojë dhe të gjejë zgjidhje. Basha është tërhequr dhe nuk ka pse diskutohet më. Nëse do të sillet prapë Basha, atëherë do të thotë që ne po kërkojmë alibi”, u shpreh ajo.

Po ashtu ajo tha se ka ardhur koha për negociata konkrete mes Alibeajt dhe Berishës, ndërsa tha ndoshta ka bisedime që bëhen larg syrit të medias, dhe që ende nuk dihen.

“Duhet të flasim për negociata konkrete. Po t’i trokasësh në derë Berishës ndoshta do ta hapë atë derë… Ose mundet, ndjejë rryma nëntokësore që ka bisedime që po ndodhin larg vëmendjes së medias, nuk e di nëse bëhen për arsye personale, sa të sinqerta janë këto rryma, por po ndodhin para syve tanë”.