AKTUALITET, 11 Mars 2023, 21:45

PD- ja organizon takim elektoral në Britani

PD- ja organizon takim elektoral në Britani

Dega e Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe,  ka organizuar një takim në Londër me kandidatin demokrat për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Hasit, Miftar Dauti.

Kujtojmë që Hasi është një nga qytetet shqiptare me numrin më të madh të emigrantëve në Britaninë e Madhe.

'Emigrantët shqiptarë e duan vendin e tyre, e duan familjen e tyre, e duan Partinë Demokratike dhe e duan doktor Sali Berishën.

Gjej vend të diskutojmë dhe për mbarëvajtjen e punëve në Partinë Demokratike.

Kemi parë se PD është përfshirë në disa probleme të brendshme të saj', u shpreh kandidati i PD-së, Miftar Dauti.