AKTUALITET, 7 Gusht 2025, 16:21

Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish në flakë, e pëson edhe fadroma!

Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish në flakë, e pëson

Vijon problematika në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku ka rënë sërish zjarr. 

Burime për mediat bëjnë me dije se pasditen e kësaj të enjte, flakët kanë “kapluar” fushën e mbetjeve dhe si pasojë i gjithë qyteti është mbuluar nga një re tymi.

Ndërkohe që dhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët.

Djegia e mbeturinave urbane është kthyer në një histori të ripërsëritur disa herë në qytetin e Vlorës. Sërish, në pikun e sezonit turistik veror, flakët kanë përfshirë këtë zonë dhe si pasojë tymi toksik është përhapur në të gjithë qytetin, i cili muajt e verës është edhe “shtëpia” e mijëra turistëve.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve.