TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas protestës së djeshme kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe karburanteve, kryeministri Edi Rama ka njoftuar bashkëbisedim me qytetarët.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama bën të ditur se bashkëbisedimi do të jetë në orën 18:30 të ditës së sotme.
“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kriza ndërkombëtare e energjisë dhe impakti i luftës mbi naftën”, shkruan Rama.
Sakaq, sot në orën 17:00 është njoftuar protesta e radhës për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Një ditë më parë qindra qytetarë u mblodhën para sheshit të Kryeministrisë, ndërsa më pas protesta përshkallëzoi me bllokim të rrugëve në qendër të kryeqytetit.
Sakaq, organizatorët bënë thirrje për protestë masive ditën e shtunë. Protesta pati gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit si Shkodër dhe Durrës.