AKTUALITET, 13 Mars 2023, 15:16

Prokuroria e Posaçme kërkon 2.8 vjet burg për Leonard Palushin

Prokuroria e Posaçme kërkon 2.8 vjet burg për Leonard Palushin

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Leonard Palushin, i arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Palushi akuzohet për korrupsion me dyshimin se ka përfituar një automjet nga Erjon Alibeaj, ky i fundit i akuzuar si organizator i disa ngjarjeve kriminale te ndodhura në qytetin e e Elbasanit.

Palushi mbante postin e shefit të hetimeve në drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe akuzohet se ka devijuar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit me kërkesë të Erjon Alibejt