TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazment Koduzi, ekspert i politikave shëndetësore iu është bashkuar reagimeve për projektligjin për studentët e mjekësisë, të cilët e kanë të detyrueshëm të punojnë 5 vite në vend pas përfundimit te studimeve.
Ai tha se ky ligj pranon dështimin e politikave shëndetësore në vend, duke e quajtur një vendim jo normal. Koduzi tha se qeveria duhet të shikojë se çfarë po i detyron mjekët të largohen nga vendi.
“Këtë projektligj detyrues dhe jo normal për një shoqëri demokratike, e shikoj si në ligj që pranon dështimin e politikave shëndetësore në Shqipëri, që kjo qeveri ka ndërmarrë që nga viti 2013. Të detyrojë mjekët të qëndrojnë në vend, është jo normale, qeveritë bëjnë politika që i motivojnë. Në Shqipëri ka 1200 mjekë që kanë marrë certifikatën e qëndrimit të mirë, e cila kërkohet për të ikur jashtë.
Qeveria duhet të shikojë se çfarë po i detyron këta mjekë që të largohen. Arsyet janë ambienti i punës, pagat jo të mira, për karrierë profesionale, shkencore, kapja e institucioneve shkencore nga familjarë, e kanë uzurpuar këtë sistem, statusi social. Këto elementë i detyrojnë mjekët shqiptarë të largohen. Qeveria duhet të bënte reforma thelbësore në sistemin shëndetësor. Sistemi shëndetësor është ishulli i fundit komunist në Shqipëri”, - u shpreh Koduzi.