AKTUALITET, 22 Korrik 2023, 17:11

EMRI/ Plagosi me armë 30-vjeçarin në Shijak, dështon arratia e të riut, policia i vë prangat

EMRI/ Plagosi me armë 30-vjeçarin në Shijak, dështon

Arrestohet 18-vjeçari Kledi Çyrbja, i cili ka plagosur sot me armë zjarri një 30-vjeçar në Shijak.

Policia bën me dije se ka mundur ta verë në pranga autorin e dyshuar. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 13:20 dhe sipas policisë erdhi si pasojë e një konflikti të çastit.

I plagosuri, 30-vjeçari Saimir Bega u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 18-vjeçari u largua në vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak kohë më pas.