TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policisë Kufitare Tre Urat si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 1 armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Në pranga ka rënë edhe një 35-vjeçar (shtetas sllovak) që tentoi t’i kalonte armët dhe drogën, me automjet, drejt Greqisë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”.
Gjatë operacionit, në dalje të rsh-së, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.
Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.