AKTUALITET, 5 Shtator 2022, 09:22

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Meta: Na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Meta: Na nxit çdo

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Meta shprehet se kjo ditë na kujton rëndësinë e shërbimit me dashuri ndaj kujtdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përkrahje sociale.

Postimi i Metës

Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës na kujton sot rëndësinë e shërbimit me dashuri, përulësi dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të dhembshur dhe pranë halleve të përditshme të qytetarëve.

Shën Nënë Tereza, simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.