AKTUALITET, 15 Nëntor 2025, 16:27

Aksident në Vlorë, makina me katër persona del nga rruga

Aksident në Vlorë, makina me katër persona del nga rruga

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Vlorë-Peshkëpi, pasditen e kësaj të shtune. Mjeti është përmbysur, ndërsa katër persona që ndodheshin brenda tij kanë pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve të para, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja tej normave të lejuara.