AKTUALITET, 1 Mars 2025, 18:16

Primaret e PD-së/ Në Fier shtyhet proces i votimit pas orës 18:00, mbyllet në Patos, Roskovec dhe Mallakastër

Primaret e PD-së/ Në Fier shtyhet proces i votimit pas orës

Shtyhet edhe pas orës 18:00 procesi i votimit në Primaret që po zhvillohen në degën e Partisë Demokratike, Fier për shkak të numrit të lartë të anëtarëve që ende nuk kanë arritur të votojnë.

Pjesëmarrja në këtë proces është shoqëruar gjatë gjithë ditës me masivitet i cili nuk ka patur trend në rënie për asnjë moment.

Orari zyrtar i mbylljes së primareve është ora 18:00, megjithatë në Fier do të vijojë dhe për pak kohë më shumë.

Ndërkohë, në degën e Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës procesi i votimit është mbyllur ne orën 18:00.