AKTUALITET, 4 Tetor 2025, 09:55

“Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë

“Do shtrëngojmë masat ligjore për

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga zjarret këtë verë, apo krerët e bagëtive, do të dëmshpërblehen.

“Kush ka humbur banesa apo krerë bagëtish, të jenë të qetë sepse do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Të gjithë të mendojnë dhe të marrin masa për përfshirje në skemën e sigurimit të shtëpive për fatkeqësitë natyrore, do ta sanksionojmë edhe me ligj këtë.

Edhe bizneset duhet të sigurohen, sepse ndryshimet e klimës po sjellin pranë pragut të shtëpisë, sfidat e fatkeqësive natyrore, përmbytjet dhe zjarret. Për zjarrvënësit do kemi një shtrëngim të ri ligjor”, tha Rama.