AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 10:35

Primaret në PD, ish-deputeti shpall kandidaturën për Primaret për Kamzën

Primaret në PD, ish-deputeti shpall kandidaturën për Primaret

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani do të prezantojë sot kandidaturën e tij për Primaret që do të organizojë kjo forcë politike për Bashkinë e Kamzës.

Siç njofton selia blu, në orën 11, ish deputeti do të dalë para mediave për të publikuar platformën e tij për qytetin që drejtohet nga Rakip Suli.

Emri i Dogjanit është i pari që ka dalë për Bashkinë e Kamzës, ndërkohë që në media është përfolur edhe emri i Xhelal Mziut, deputetit që fillimisht ishte pjesë e grupit të Alibeajt dhe prej disa javësh ka kaluar në grupin e deputetëve të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.