TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 35-vjeçar i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar pas dy vitesh.
Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se aksioni u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale.
I ndaluari është J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.
“Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, theksohet në njoftimin zyrtar.
Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2024, ai ka kultivuar në fshatin Batra, 374 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Seven”.