AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 16:51

Predha dhe municione luftarake! Komunikimet në telefon të vëllezërve Beqiraj çuan në zbulimin e bazës me armë

Predha dhe municione luftarake! Komunikimet në telefon të

Telefonata e bëra nga një prej celularëve të vëllezërve Beqiraj, rrëfimi i të cilëve çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal, ka zbuluar një bazë me armë në kryeqytet.

Baza me armatime u zbulua dy ditë më parë përmes komunikimeve të bëra nga një prej vëllezërve me personat e tjerë që u arrestuar gjatë operacionit “Porositësi”.

Edhe pse baza është zbuluar dy ditë më parë, News 24, raporton se operacioni u zhvillua vetëm sot për shkak se policia priti për të kapur personat e përfshirë në aktivitetin kriminal.

Ndërkohë nuk ka raportime për persona të shoqëruar. Baza e armëve është gjetur në një bllok pallatesh, mes shkurreve, në zonën e 5 Majit dhe dyshohet se përdorej nga grupet kriminale.

Nga informacionet e para mësohet se janë zbuluar predha antitank, municion luftarak e armë.