TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se PD do të bëjë autogol të madh me luftën ndaj SPAK, sepse duke përdorur Berisha rastin e vet për denigrimin e SPAK-ut, po bëhet mbrojtës i të gjithë korrupsionit në Shqipëri.
“SPAK është institucion i ri me bilanc dhe pritshmëri. Mund t’i bëhen vërejtje dhe kritika.
SPAK ka aty njerëz të ndryshëm, ka edhe njerëz me afilacion politik, por në tërësi SPAK është institucion i pavarur që mbështetet dhe asistohet nga SHBA.
Nuk ju pëlqen kjo? PD do të bëjë autogol të madh me luftën ndaj SPAK, sepse duke përdorur Berisha rastin e vet për denigrimin e SPAK, po bëhet mbrojtës i të gjithë korrupsionit në Shqipëri.
SPAK po merr në shqyrtim edhe çështje që i kanë cuar ata. 5D e ka bërë Këlliçi si denoncim”-tha Zogaj.