AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 19:12

Rama paralajmëron taksë të jashtëzakonshme dhe zbulon cili biznes do e paguajë: S’do i lëmë që të marrin fitimit të gjithë për vete

Rama paralajmëron taksë të jashtëzakonshme dhe zbulon cili

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë vendimin që pritet të marrë qeveria për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë në vend.

Gjatë një takimi në Lushnje, Rama tha se ata janë kategoria e biznesit që përfitojnë më shumë nga lufta, pasi sipas tij, e shesin energjinë më shtrenjtë.

Kreu i qeverisë tha se nuk do të lejojë që prodhuesit e energjisë të marrin gjithë fitimin për vete. Ai u shpreh se qeveria do marrë një pjesë të fitimit përmes kësaj takse dhe do ua japë kategorive më në nevojë.

Rama: Nuk mund të rrisim rrogat e pedagogëve pasi ua rritëm me 7% dhe me 8%. Më shumë nuk ka. Ne ato që kemi tani, do i mbledhim të gjitha dhe në fillim të dhjetorit do ia japim pensionistëve, por jo pedagogëve. Pensionistët i meritojnë më shumë.

Do vendosim taksën e jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Lufta është skenari më i mirë për to, pasi tani e shesin energjinë shumëfish. Ne nuk do e lëmë që fitimin ta mbajnë të gjithëve, do u marrim një pjesë të fitimit dhe do ua japim atyre në nevojë. Është koha të rrisni pagat. Pagat janë më të larta se sa ato që deklarohen. E tha ai i PD-së.

E di mo xhan i thashë, por në sektorin e bujqësisë thash jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë kontrolle. Unë e di që 340 mijë lekë është pagë e ulët, por di që ka qenë 180 mijë lekë.