TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensione janë shënuar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar persona civilë se po fotografojnë protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Lapaj deklaroi se mes turmës ndodheshin “civilë të veshur me xhupa “Louis Vuitton”, i bëjnë foto qytetarëve që më pas ti arrestojnë”.
“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë,” u shpreh Lapaj.
“Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha Lapaj.
