TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës njofton se sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”.
“Liza” ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë.
Policia njofton se arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij.
“Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga Interpoli nën akuzat për organizim të vrasjes së policit Triumf Riza.
Arben Berisha është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e policit. Ish-polici Triumf Riza u vra në Prishtinë më 30 gusht të vitit 2007. Vrasja e tij tronditi Kosovën.
Triumf Riza, polici i dalluar i shërbimit të atëhershëm policor të Kosovës, u vra më 30 gusht të vitit 2007 nga Arben Berisha, por, sipas gjykatës, vrasja u nxit nga Enver Sekiraqa.
Triumf Riza së bashku me disa policë të UNMIK-ut po bënte një patrullim të zakonshëm, aty Riza ndali një veturë, ndërsa sipas prokurorisë, në veturë ishte Enver Sekiraqa dhe ky përbënte takimin e parë, të shumë takimeve (jo-miqësore) që do të pasonin mes Triumf Rizës dhe Enver Sekiraqës.
Gjithnjë sipas këtyre dy dëshmitarëve, Sekiraqa si një tip i vështirë dhe me gjithë reputacionin e tij, nuk e priti aspak mirë këtë ndalim prej policisë, ndërsa me një granatë dore kërcënoi policin Riza.
Sipas prokurorisë, këngëtarja Adelina Ismajli, në historinë mes Triumf Rizës dhe Enver Sekiraqës kishte rolin kryesor, sepse ajo ishte e dashura e Enver Sekiraqës dhe më pas krijoi një lidhje me të ndjerin Triumf Riza, që nuk u harrua asnjëherë nga Sekiraqa.
Sipas prokurorisë, shoqërimit i Adelinës me Triumf Rizën, i dha përmasë tjetër konfliktit, sepse Riza filloi të ndiqej hap pas hapi, atij ju dogj vetura, ju ngritën prita, e mori shumë kërcënime.
Incident tjetër që i u evidentua në raportin mes Rizës edhe Sekiraqës, ishte edhe incidenti i ndodhur në “Swiss Casino”, konflikt që rezultoi edhe me përleshje me armë ku pati edhe të plagosur, në krishtlindjet e vitit 2005.
Në këtë konflikt sipas prokurorisë u përfshinë disa pjesëtarë të grupit “Sekiraqa”, në njërën anë dhe Triumf Riza me shoqëruesit e tij në anën tjetër.
Në procesin e filluar në tetor të vitit 2014, e që zgjati deri më 17 maj të këtij viti, dëshmuan dhjetra dëshmitarë, e shumë prej dëshmive para trupit gjykues u dhanë duke përjashtuar publikun.
Familjarët e të ndjerit, Shefqet dhe Visar Riza dhanë dëshminë e tyre duke fajësuar Sekiraqën për humbjen e më të dashurit të tyre.