AKTUALITET, 16 Korrik 2023, 15:07

Rama poston foton e rrugës me një korsi e gjysmë, sulmohet nga komentuesit (VIDEO)

Rama poston foton e rrugës me një korsi e gjysmë, sulmohet nga
Pamje nga rruga e ngushtë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video të rrugës së re në zonën e veriut, që lidh Kalletin me Ugrejn. Dy zona të thella në Lezhë por që kanë zhvilluar vitet e fundit agroturizmin dhe sitet e mikpritjet, duke shfrytëzuar prodhimin bio.

“MIRËMËNGJES dhe me këto imazhe të një zone të bukur të Lezhës, ku rruga e re agroturistike Kallmet - Ungrej do të krijojë mundësira të tjera zhvillimi ekonomik e social, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.

Por, pas komenteve pozitive, shumica kanë kritikuar standardin skandaloz të rrugës, e cila është e gjerë vetëm për një makinë, ndërsa kur këmbehen dy, njëra duhet të jetë jashtë korsisë tjetër.

"Bravo, atje edhe avioni ka munsi mu ul asht shum e gjan o Edvin edhe gjys meter ma te ngushte do ishte ma mire"-tallet njëri prej komentuesve.

Disa prej komentuesve thonë poshtë videos së postuar nga Rama se është si rrugë biçikletash, pë patina, si hekurudhë etj, duke vënë në pah standardet e ulëta të rrugëve të reja që janë burim aksidentesh.