TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se, pas orës 19:00 çadrat dhe shezlongët në bregdetin shqiptar do të ishin falas për të gjithë pushuesit të cilët do të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.
“Mirëmëngjes nga Himara, ku modeli i plazhit publik me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë pas orës 19, bëhet realitet për pushuaesit.”, shkruante Kumbaro paraditen e 15 korrikut. Por pas pak kohësh, ministrja vendosi ta fshijë njoftimin e postuar në Instagram.
Sipas portalit Dosja.al, që arriti ta kapë postimin e ministres përpara se të fshihej, qeveria kishte lënë një orë shumë të vonë për plazh falas, si tallje me pushuesit, ndërsa e gjithë vija bregdetare është dhënë me pagesë për privatët që kanë zaptuar çdo vend, duke mos lënë asnjë plazh publik. Ndërsa nisma për plazh falas është nisur nga Mali i Zi, katër ditë më parë, ku qeveria tha se shezlongët dhe çadrat do të jenë falas pas orës 17:00, ku pushuesit do të kenë mundësinë të kapin dhe rrezet e diellit të pasdites.