AKTUALITET, 31 Maj 2025, 12:15

Po transportonte turistë, shkrumbohet totalisht nga flakët një automjet në Lukovë (Video)

Po transportonte turistë, shkrumbohet totalisht nga flakët një

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në Lukovë.

Sipas burimeve paraprake, zjarrfikësja e Sarandës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arritur të neutralizojë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjet, turistë të huaj kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.