TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shoqërohet nga policia kameramani i ‘Fax News’, i cili ishte duke filmuar në zonë.
Shoqërimi i tij është bërë edhe pse kameramani mbante mjetet e tij identifikuese, por sipas policisë prezenca e tyre nuk lejohej aty.
Situata te ‘5 Maji’ në Tiranë ka qenë e tensionuar që në orët e para të mëngjesit, kur forcat e policisë shkuan atje për të nxjerrë jashtë banesave të tyre banorët, shtëpitë e të cilëve do të shemben për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit.
Prej mëngjesit të sotëm, banorët e kësaj lagjeje kanë dalë në protestë për të mbrojtur banesat e tyre, ndërsa në zonë janë regjistruar edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të policisë.