AKTUALITET, 18 Janar 2022, 19:48

Lirohet administratori i kompanisë ku u kapën 143 kg kokainë

Lirohet administratori i kompanisë ku u kapën 143 kg kokainë

Lirohet nga burgu Erjon Peti, i arrestuar në prill  të vitit të kaluar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun.

Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

Ka qenë gjyqtarja e apelit Durrës, Anita Mici, e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtërnguese.

Ndërkohë të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku.