AKTUALITET, 18 Janar 2022, 19:33

Demokratët i zënë pritë Lulzim Bashës në njësinë 7: Mashtrues kronik!

Demokratët i zënë pritë Lulzim Bashës në

Kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha, ka shkuar për takim me demokratët në njësinë nr.7, mbledhje që u zhvillua në ambientet e një hoteli.

Teksa po futej brenda, ai është pritur me protestë nga dhjetëra persona. Në banderolat e tyre shkruhej: “Loser” (Humbës), “Lulzim Brava helmoi demokratët për pazaret e veta”, “Mashtrues kronik”, etj.

Kujtojmë që në takimet e fundit në Fier dhe sot me anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas në një lokal afër RTSH, Basha është pritur me protesta nga demokratë dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Disa të rinj e sulmuan me vezë.