TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase dëshmoi në GJKKO se Henrik Hoxhaj kishte marrë porosi për të kryer edhe njuë tjetër vrasje, atë të Agim Boriçit, për të cilin thotë se e kanë ruajtur për 8 muaj. Ai zbulon edhe bisedat me Hoxhajn, i cili i kishte thënë se po e kryen këtë vrasje për nder të Viron Tavanxhiut se ishin shokë.
“Mora vesh që Henriku kishte marrë porosi edhe nga një person tjetër, Renato Çamin për Gim Boriçin që kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur. Vironi ka kërkoi si nder vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë. Henriku tha e bëj për nder të Vironit se ishin shokë. Nga ai mësova se kishte marrë kontakt edhe nga Renato Çami (Saliaj) për ta kryer vrasjen e Agim Boriçit. Ma konfirmoi Henriku gjatë kohës që rrija me të, më thotë më fal se po marr informacione, mbante kontakte. Kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur."
Ai thotë gjithashtu se Henrik Hoxhaj edhe donte ta ‘testonte’ atë nëse ishte i aftë të kryenin vrasje para se të qëllinin ndaj Agim Boriçit.
"Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkool me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër. E kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij. Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakord që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë. “