AKTUALITET, 1 Qershor 2024, 19:37

Vogëlushi shqiptar u mbyt në det/ Nëna e tij ishte në shtëpi me foshnjën në momentin e tragjedisë, babai në punë

Vogëlushi shqiptar u mbyt në det/ Nëna e tij ishte në

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e vogëlushit shqiptar, i cili u mbyt në Kretë. Nikolas u mbyt teksa po notonte dhe u gjet i vdekur, në zonën e Arvit. Bëhet me dije se 7-vjeçari duke iu shmangur vëmendjes së nënës së tij ka shkuar për të notuar me një shok. Siç raportohet i vogli është marrë nga dallgët dhe më pas është gjetur në portin e vendbanimit nga kalimtarët. Sapo trupi i fëmijës u gjet duke lundruar në det, banorët u mobilizuan dhe tentuan ta shpëtojnë por ishte tepër vonë.

Nikola i vogël jetonte me prindërit e tij vitet e fundit në Arvi. Gjithashtu prindërit e tij janë punëtorë kryesisht në sera, ndërsa të gjithë flasin për një fëmijë të mrekullueshëm plot energji, gëzim dhe mirësi. Nëna e tij pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes dhe në momentin që ndodhi tragjedia ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa babai në punë.

“Çfarëdo që të themi është pak. Jemi të gjithë të shokuar. Në një tragjedi të tillë duhet të heshtim. Përballë zisë, të mos gjykojmë," tha presidenti i Shoqatës Kulturore të Arvit, Yannis Karpathakis. Ndërsa Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha se fëmija e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve. Sipas informacioneve të fundit, prindërit kanë qenë në komisariat dhe kanë dhënë deklaratë se si ka ndodhur ngjarja.