AKTUALITET, 8 Dhjetor 2023, 17:13

Plagosje me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës, çfarë thotë policia

Plagosje me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës,

Plagosje me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës. Policia thotë se i plagosuri është një 59-vjeçar. Grupi hetimor po heton shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia.