AKTUALITET, 31 Dhjetor 2023, 22:28

Turistët e fundit për këtë vit në Shqipëri, Taulant Balla del në Rinas dhe i uron për Vitin e Ri

Turistët e fundit për këtë vit në Shqipëri,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pak momente para ndërrimit të viteve ishte në aeroportin e Rinasit ku priti turistët e fundit për këtë vit që vijnë në Shqipëri.

Ministri Balla i uroi turistët për festën e Vitit të Ri duke trokitur gotat e urimit me disa prej tyre.

Këtë vit, sipas statistikave zyrtare, në Shqipëri kanë hyrë mbi 10 milionë turistë, duke kaluar çdo pritshmëri.