AKTUALITET, 31 Dhjetor 2023, 21:20

Belinda Balluku urim për 2024: Vit i mbarë për çdo familje shqiptare

Belinda Balluku urim për 2024: Vit i mbarë për çdo familje

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka uruar me anë të një videomesazhi të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë e me suksese në çdo sfidë që do të vijë.

“Një vit i mbarë për çdo familje shqiptare. Shëndet, lumturi dhe sukses në të gjitha sfidat që vijnë. Mirësia dhe begatia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!”-shkruan në postimin e saj në Facebook Belida Balluku.

Ajo ka zgjedhur që urimin këtë vit të mos e bëjë vetëm nga zyra, por edhe nga terreni nga kantierët e ndërtimit, për të treguar në këtë formë edhe arritjet e qeverisë për vitin 2024.