TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se së shpejti do të njoftojë datën e protestës së parë kombëtare.
Berisha ftoi qytetarët “që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë”, duke shtuar se nuk do të nënshtrohen.
“Së shpejti do të njoftojmë protestën e parë kombëtare, ftojmë qytetarët që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kur një regjimi që e ka vjedhur atë, që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, financiar, logjistik për t’u marrë votën shqiptarëve. Përpjekja jonë për të transformuar Parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve has në absurditetin dhe banditizmin e paprecedent parlamentar.
Qeveria u miratua pa debat, buxheti dje pa debat, ne do të hapim platformën qyetate parlamentare para ndërtesës së këshillit të ministrave, por ndaj këtij regjimi do vendosemi me gjithë potenciale, nuk nënshtrohemi”, tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar hapjen e një platforme parlamentare para Këshillit të Ministrave.
Sipas tij, ky hap vjen për shkak se në Kuvend nuk po lejohet që deputetët të flasin, ndërsa tha se tani nuk vijnë në interpelancë as ministrat.
“As ministrat nuk paraqiten në interpelanca. Në këto kushte do ti sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.
Aty deputetet e opozitës, qytetarët të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet denoncimet”, tha Sali Berisha.
Ai theksoi se “kjo nuk do të thotë bojkot, por opozita do të zhvillojë betejën edhe brenda parlamentit”.